U konfliktuan për një motor, dy italianë torturojnë në karrige elektrike emigrantin shqiptar në Greqi

0
166

Ka ndodhur në ishullin e Rodosit. Një shqiptar 32 vjec u keqtrajtua nga dy italianë, një 40 vjecar dhe nipi i tij 29 vjecc. Ata ishin konfliktuar për një motor. Shqiptari ia kishte shitur italianit që jetonte në Athinë, por italiani kishte kërkuar që t’i kthehej një sasi parash. Emigranti kishte refuzuar, por italiani e kishte ftuar të sqaronin konfliktin. Ai bashkë me nipin e kishin futur në një ndërtesë dhe e kishin lidhur në një karrige. Kishin nisur ta godisnin me shkarkesa elektrike dhe me thika. Në fund e kishin kërcënuar se do ta vrisnin me një sëpatë. Nga torturat shqiptari kishte rënë pa ndjenja. Kur ishte zgjuar italianët nuk ishin aty dhe ai kishte mundur të arratisej e të bënte denoncim në policinë e Rodosit. Italiani 40 vjeccar u zbulua se kishte precedent penalë. 32 vjeçari shqiptar u dërgua në spitalin e Rodosit. Mjeku tha se ai kishte plagë nga mjetet prerëse dhe shkarkesat elektrike. Policia sekuestroi në vendin ku ai u torturua 3 thika, një sopatë, litarët dhe kabëll që ishte përdorur për ta lidhur dhe një pajisje elektrike me të cilën ai ishte goditur disa herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here