Abuzimi me tenderat/ Gjykata e Apelit lë në burg ish-zv/drejtorin e Burgjeve Iljaz Labi

0
256

Ish-zëvendës drejtori i burgjeve, Iljaz Labi do të qëndrojë në arrest me burg. Më herët ish zëvendës drejtori kishte kërkuar të lirohej nga masa e sigurisë arrest me burg, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e rrëzoi kërkesën ndaj tij, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Iljaz Labi do të qëndrojë në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.  Ai është arrestuar nga policia në 11 korrik pasi dyshohet se është përfshirë duke përfituar para nga tenderat e ushqimeve në burgje. Së bashku me shtetasin Labi u arrestuan dhe 4 administratorët e kompanive privatë: Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”, Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”, Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti” si dhe Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”. Këta shtetas akuzohen për “korrupsion aktiv” në tendera.  Këta shtetas takoheshin më njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tendera, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentat e pjesëmarrjes në prokurime. Ata binin dakord të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin.  Ndërsa shoqëritë të cilat pranon të mos ishin fituese, përfitonin kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese. Për këtë ata i paguanin zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labit, shumë prej 2 milionë lekësh të reja, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit. Pas skandalit dha dorëheqjen Drejtori i Burgjeve Artur Zoto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here