Masakra në Qipro,vazhdojnë hetimet, mediat greke: Aleks Burreli mund të jetë ekzekutuar nga “bosi” i tij

0
127

Vrasësi shqiptar me pagesë, Aleks Burreli është ekzekutuar nga porositësi i vrasjes së biznesmenit Fano Kalopsidiotis, që ndodhi para disa javësh.

Kështu raportojnë mediat greke për masakrënë të ndodhur në Qipro.

Burime konfidenciale nga Policia qipriote, kanë thënë për televizionin“TV One”  se ka dyshime të forta që Burreli të jetë ekzekutuar, në mënyrë që të mos gjendet porositësi i masakrës së 23 qershor, ku humbën jetën katër vetë, mes tyre edhe vrasësi tjetër me pagesë, shqiptari Jani Vogli.

Policia vazhdon hetimet dhe kërkimet për gjetjen e shqiptarit Aleks Burreli. Pritet që informacione të vlefshme do të japë drejtuesi i mjetit që e shoqëroi atë në arratisjen pas masakrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 qershor në një restorant në Qipro, ku biznesmeni i njohur qipriot ishte duke darkuar me miqtë e tij. Në tavolinë ndodheshin edhe dy fëmijë, që fatmirësisht shpëtuan, por nga plumbat mbetën të vrarë biznesmeni dhe 3 të tjerë, përfshirë edhe shoqëruesin e Aleks Burrelit, Jani Vogli vrasja e të cilit mbeti disi e paqartë. Pas masakrës Burreli u arratis dhe është ende në kërkim nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here