Votimi i Vetingut/ Caka: Nisma e PS cënon afatet kushtetuese

0
175

Më shumë se një qëndrim i prerë i opozitës, nisma e nxituar e PS-së për të votuar sa më parë ligjin e vetingut në kundërshtim me afatet kushtetuese po shpërfaqet si një mollë sherri e rradhës ndërmjet LSI-së dhe PS-së.

Ndërsa socialistët iu referuan seancës së të hënës kur thanë se nënkryetarja në Parlamentit Valentina Leskaj nuk e deklaroi të mbyllur sesionin parlamentar, deputetja e LSI-së Silva Caka në një intervistë për Ora News tha se rregullorja thotë qartë se e enjtja e fundit e korrikut (konkretisht sot) shënon apriori fundin e sesionin parlamentar dhe e enjtja e parë e shtatorit shënon fillimin e sesionit të ri.

Thënë kjo sipas znj. Caka seanca e të hënës praktikisht ka shënuar përfundimin e seancës plenare për këtë sesion. Por pavarësisht kësaj ajo thotë se për emergjenca parlamentare seanca plenare mund të thirret edhe jashtë sezoni, por e gjitha kjo duhet të kryhet në përputhje me afatet kushtetuese.

Dhe duke iu referuar kërkesës së PS-së për diskutimin sa më parë të ligjit të vettingut, deputetja Caka thotë se kjo nismë në vetvete cënon afatet kushtetuese ndërsa sqaron:  “po kërkohet që të miratohet një ligj organik që është pjesë e atij kuadri ligjor që ne i kemi miratuar me konsensus dhe për tu plotësuar ky kuadër ligjr duhet që të hyjë në fuqi ndryshimet kushtetuese” Ajo deklaron se prania e Metës është e domosdoshme pas situatë që u krijua si pasojë e disa deklaratave dhe qendrimeve për mbledhjen e kuvendit për miratimin me urgjencë të 7 ligjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here