Basha: Ekonomia në krizë, taksat dhe korrupsioni e kanë rënduar situatën. Njihuni me veprat e Ramës

0
165

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se të dhënat zyrtare për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë thellim të krizës në ekonominë e vendit. Basha ka shprehur disa herë shqetësim këto ditë se debati i zgjatur për reformën në drejtësi ka patur për qëllim fshehjen e krizës ekonomike dhe të kriminalitetit në vend. Sipas kryetarit të PD, veç krizës, taksat dhe korrupsioni e kanë rënduar më shumë situatën.

 

Deklarata e kryetarit të PD:

 

Ja të dhënat më të fundit zyrtare për 6 mujorin e parë të këtij viti: ekonomia është zhytur edhe më shumë në krizë, konsumi ka rënë, prodhimi në vend ka rënë.
Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015.
Eksportet 6.4% me të ulëta se një vit më parë.
Importet në qershor 2016, rezultojne 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës.
Ndërsa në nivel 6-mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar-qershor 2015.
Këto janë te dhenat që tregojnë luften e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhunshme të një qeverie që vetem rrit taksat, shton gjobat, ngren cmimet e e energjise dhe naftes, dhe nuk kryen asnje pune, asnje sherbim. Taksat e larta, korrupsioni, dhe armiqesia ndaj punes dhe prodhimit mungesa e besimit dhe i kane marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate.
Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.
Kjo eshte vepra e vertete e keqqeverisjes se Edi Rames prandaj ai rreket me cdo cmim ta heqe debatin nga hallet e verteta te njerezve me llomotitjet e konfliktit politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here