Ai ishte vetëm pesë vjeç, kur e zuri gjumi në tren, pranë Berhanpur, në Indi dhe u zgjua pas disa orësh në një vend tërësisht të panjohur për të.
Treni e çoi në Kalkutë, 1500 kilometra larg shtëpisë së tij, ndërsa autoritetet e dërguan në një jetimore, nga ku pak kohë më vonë u birësua në Tasmani dhe mori mbiemrin Brierli.
Edhe pse kanë kaluar vite, ai kujton shumë detaje nga largimi i tij i çuditshëm nga shtëpia.
Por, Saro nisi kërkimin e prindërve të tij biologjikë, duke hyrë në Google Earth, ku kërkoi të gjitha linjat hekurudhore që lidhin me Kalkutën, duke u thelluar në kërkime, derisa gjeti shtëpinë e tij të lindjes.
Më pas mori një aeroplan dhe u kthye në shtëpi, ndërsa më vonë tregoi historinë e jetës së tij në media.
Kjo ngjarjee që i ndryshoi gjithë jetën, është bërë frymëzim për një libër me titull “Long way home”, “Rruga e gjatë për në shtëpi”.