Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me bashkëkryetarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel.
Engel vlerësoi kontributin e rëndësishëm të Bashës dhe PD për reformën në drejtësi, si dhe për lidershipin e treguar për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj.
Konsensusi ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht, theksoi Engel duke përgëzuar Bashës për qëndrimin e tij parimor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetarë.
Pas dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi, Basha ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë, kryedemokrati Basha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e kongresmenin Engel dhe të Komitetit për Europën në kongresin amerikan. Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij ka ofruar mbështetjen dhe gadishmërinë për të kontribuar në të gjithë procesin që do të sjellë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhorë në Shqipëri.