Pas një hetimi dy mujor Policia e Shkodrës finalizoi operacionin “Weiting”, duke arrestuar dy persona të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje, kultivim droge dhe shitje droge.
Sadik Curraj 48 vjeç dhe Nikoll Botinaj 48 vjeç kanë masë sigurie arrest me burg të vendosur në mungesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Sadik Currajt, janë gjetur dhe sekuestruar një automatik model-56, dy karikatore me fishekë dhe 900 fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit pranë banesave të dy të arrestuarve, në vendin e quajtur Përroi i thatë në fshatin Zagore u gjetën të kultivura dhe u asgjësuan 5 parcela me 866 bimë narkotike kanabis sativa.