Ligji i Vettingut vë sërish në lëvizje ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë.
Në orët e paradites ishte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin e cila takoi kreun e kuvendit, Ilir Meta, për të diskutuar pikërisht për këtë çështje dhe arritjen e konsensusit për kalimin e tij sipas procedurës parlamentare e në respekt të kushtetutës.
Më pas, rreth orës 14:20 ishte radha e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu i cili vizitoi Kryesinë e Kuvendit.
Diplomati amerikan u prit nga kryeparlamentari Ilir Meta dhe sërish temë e diskutimit ishte paketa shoqëruese e reformës në drejtësi. Më herët, ambasadori Lu takoi krytarin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta takoi jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit ambasadoren e re të Gjermanisë, Suzane Shultz.