Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Për pasojë nga përplasja e dy makinave ka mbetur i vdekur një person. 5 të tjerë janë plagosur.
Identitetet e tyre nuk dihen ende, ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.