Një qendër tregtare në Hertfordshire në Britani të Madhe është evakuuar pas një alarmi për bombë.
Ka qenë një telefonatë nga qytetarët që njoftuan për një valixhe të braktisur në ambientet e qendrës tregtare, duke bërë që policia të shkonte me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Aty mbërriti edhe skuadra anti-bombë për të ekzaminuar valixhen nëse përbën rrezikshmëri. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa nuk dihet nëse alarmi ishte fals apo jo.