Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka shkaktuar një aksident me automjetin e tij duke përplasur një person i cili udhëtonte me biçikletë. Në pranga është vënë Mondi Mustafa, 40 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Ford Focus”, me targa AA 024 CK, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”, ka aksidentuar 40 vjeçarin K.S., banues në fshatin Mengel i cili po ecte me biçikletë.
Menjëherë pas përplasjes K.S., u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan ku mori ndihmën e parë mjekësore, më pas u dërgua për një mjekim më të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”