Malësi e Madhe/ Arrestohen dy persona, akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prodhim lëndësh narkotike

0
189

Dy persona përfunduan në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike në Malësinë e Madhe.

Sadik Curraj, 48 vjeç, nga fshati Grumirë dhe Nikoll Botinaj, po 48 nga fshati Xhan, u arrestuan pas operacionit të uniformave blu të koduar “Waiting”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Currajt është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë të mbushur me fishekë dhe 900 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të banesave të këtyre dy shtetasve, në vendin e quajtur “Përroi i Thatë”të fshatit Zagore, u gjetën 866 bimë narkotike e llojit hashash.

Bima ishte e mbjellë në pesë parcela të hapura rishtazi. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për akuzat e armëmbajtjes dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here