Nipi i bën dhuratën më të bukur për ditëlindje, lotët e gjyshes s’pushojnë (Video)

0
152

Në kohët e sotme të rinjtë nuk po pyesin për prindërit, jo më të mendojnë për gjyshërit, sigurisht ka edhe përjashtime. Një djalë nga Londra i quajtur David Goodings ka menduar t’i bëjë një dhuratë të veçantë gjyshes së tij për ditëlindje.

Ai e mori në makinën e tij, ndezi radion, në të cilën për momentin po transmetohej muzikë dhe papritur filloj një djalë të fliste.

Fillimisht e moshuara nuk e kuptoi, por kur dëgjoi emrin e saj u shtang, të gjithë familjarët po dërgonin urimet në radio.  “E ndaluam muzikën për t’u përcjellë juve disa lajme, ju lutem na dëgjoni me vëmendje. Iris Howard është duke festuar ditëlindjen e saj. 86-vjeçarja është përshkruar si një person i mrekullueshëm dhe shumë e dashur nga miqtë dhe familja e saj”, thotë prezantuesi.

Miqtë dhe familjarët po e uronin të moshuarën për 86-vjetorin, saqë një moment ajo u bllokua nga lotët dhe nxori një farsoletë për t’i fshirë.

Ky është ndoshta nipi më i mirë në botë për momentin, një nga surprizat që do mbahet mend gjatë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here