Grupi i ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit)
Grupi i tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi);
Grupi i zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari);
Grupi i ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori)
Shenjat e njëjta të horoskopit në përgjithësi nuk mund të shkojnë mirë në marrëdhëniet në çift, pasi nuk mund të plotësojnë njëri-tjetrin, por mund të jenë miq të mirë në shumë raste.
Shenjat e të njëjtit grup (element) bashkëjetojnë mirë me njëri-tjetrin, pasi kanë botëkuptim të ngjashëm dhe kanë temperament të përafërt seksual, çka është shumë e rëndësishme për përputhjet në një çift.
Gjithashtu, përputhen mirë bashkë edhe shenjat midis grupeve: Ujë-Tokë dhe Zjarr-Ajër, dhe në këtë rast përputhmëria krijohet falë ndryshimeve, të cilat plotësojnë njëra tjetrën, por nuk krijojnë tendosje.
Por lidhje tepër të vështira janë kur shenjat i përkasin kombinimit të grupeve: Ujë-Zjarr dhe Tokë-Ajër. Këta njerëz flasin pothuajse krejt “në gjuhë të ndryshme” dhe kanë totalisht botëkuptime të kundërta.
Ndërsa kombinimi i shenjave të zodiakut midis Grupeve: Ujë-Ajër dhe Tokë-Zjarr është disi më neutrale, megjithëse midis tyre ka shpesh edhe përplasje për shkak të diferencave në botëkuptim dhe karakter.
Gjithsesi, një ndikim tepër të madh kanë edhe pozicionimet e planetëve pranë shenjave të cilat ndryshojnë në periudha të ndryshme. – See more at: http://www.noa.al/artikull/p/598215.html#sthash.nbFOspOZ.dpuf