Skandaloze! Shqiptarët mbajnë radhë për të paguar (VIDEO)

0
150

“Kjo situatë që shihni, ku qindra qytetarë rrinë në radhë për të paguar taksën e kolaudimit është e përditshme. Qytetarë që janë zgjuar në 4 të mëngjesit dhe që presin 7-8 orë për të kaluar automjetet dhe për t’i dhënë para kompanisë private që ka këtë të drejtë në Shqipëri.”

Mijëra qytetarë presin për të paguar për një shërbim që ofrohet nga një kompani private, e cila në këmbim të parave që u merr, i detyron të harxhojnë gjithë ditën për një punë që mund të kryhet për 30 minuta dhe të rrinë në pikun e vapës.

Për shkak se është e vetmja kompani që ka të drejtën e këtij shërbimi, qytetarët nuk kanë zjidhje tjetër.

 “ Gjithë kjo radhë vazhdon për shkak se pikat e kolaudimit janë të pakta apo siç thonë qytetarët, për shkak se ky shërbim është monopol”.

A do të ishte kjo situatë në rast se në Shqipëri nuk do të kishte vetëm një kompani që kryen kolaudimin?

Konkurrenca jo vetëm do të sillte më shumë pika të kolaudimit, duke evituar radhët e gjata, por do t’i detyronte kompanitë të rrisnin cilësinë e shërbimit, për të tërhequr sa më shumë klientë.

Situata monopol e bën kompaninë SGS indiferente ndaj problemeve që u shkakton qytetarëve, ndonëse ndeshet çdo ditë me këtë problem.

Që ajo mund t’i evitojë radhët, e tregon fakti se në një tjetër pikë në Tiranë, ajo u ka dhënë mundësinë qytetarëve që të prenotojnë për të marrë shërbimin.

Ky shërbim u jepet qytetarëve nga kompania private, si detyrim ndaj institucioneve shtetërore.

Por edhe pse vetë shteti është përfitues dhe e kërkon kolaudimin me detyrim, organet shtetërore tregohen gjithashtu indiferente, duke mos i kërkuar kompanisë llogari për radhët e gjata, për cilësinë e shërbimit që ofron në këmbim të parave të shqiptarëve dhe duke mos marrë asnjë masë për ta ndryshuar situatën.klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here