Festa e birrës/ 40 të plagosur, të miturve iu shërbye pije alkoolike

0
153

Në momentet që po mbahej koncerti i organizuar për këtë festival, një grup i të rinjve janë përleshur me njëri-tjetrin, ku ka pasur edhe të shtëna armësh. Nga të shtënat, turma e njerëzve është vënë në panic dhe të gjithë kanë vrapuar në drejtime të ndryshme, duke shtypur njëri­tjetrin.

Nga turma e cila ka shtypur disa persona në momentet e ikjes, kanë mbetur të lënduar mbi 50 persona dhe një i lënduar rëndë.

Mirëpo, shumë prindër gjatë ditës së shtunë janë ankuar në Polici se kompanitë e ndryshme të birrës, që kanë qenë pjesë e organizmit, u kanë shitur birra edhe të miturve që është rreptësisht e ndaluar me ligj. Për këto arsye, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka revokuar lejen për vazhdimin e kësaj feste të birrës në kryeqytet përkundër insistimit të organizatorëve se gjithçka do të jetë në rregull.

Megjithatë, edhe prindërit nuk kanë qëndruar duarbosh.

  1. Xh. një nënë e divorcuar nga Prishtina, është ankuar se vajza e 14­vjeçare H. Xh., ka blerë birra natën e parë të festës së birrës. Ndërkohë që i gatshëm për të nisur procedurat ligjore është edhe Agron D., babai i një fëmije 15 vjeç nga “Ulpiana”, i cili është shërbyer me birrë nga organizatorët.

Ndërkohë të kontaktuar nga “Zëri”, Policia e Kosovës ka thënë se ata kanë bërë vetëm monitorimin dhe nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ka ndodhur aty.

“Ne e kemi bërë monitorimin, por Policia ka qenë jashtë organizimit dhe përgjegjësia do të jetë e Komunës dhe e organizatorëve”, ka thënë Agron Borovci.

I pyetur nëse në adresë të tyre ka ardhur ndonjë denoncim nga ndonjë prind rreth asaj se organizatorët u kanë

shitur pije alkoolike edhe të miturve, Borovci ka thënë se deri më tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Sidoqoftë ai e ka pranuar se Policia ka larguar nga festa disa të mitur të cilët kanë qenë duke pirë birra mbrëmjen e së premtes.

“Te ne nuk ka ardhur askush që të bëjë denoncim. Ndërkohë që patjetër që Policia i ka larguar të rinjtë që kanë pirë birra sepse nuk lejohet nën moshën 18­vjeçare. Organizatorët kanë pasur për detyrë që edhe sigurimin privat ta kenë, por kjo nuk ka ndodhur. Atje ka pasur shkelje të rregullave”, ka thënë Borovci.

Ndërkohë që në fund ai ka shtuar se Policia do të shqyrtojë çdo ankesë, e cila mund të vijë në drejtim të tyre.

“Nëse ka ankesa ato të gjitha ne i shqyrtojmë dhe i procedojmë, pa pasur ankesë ne nuk mund të bëjmë asgjë”, ka thënë Borovci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here