Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 48-vjeçar është arrestuar për tentativë grabitjeje dhe ushtrim dhune ndaj punonjësit të Policisë.
Ai është Astrit Lika, 48 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kryengritja e Permetit” i ka marrë me force një çantë plastike nga dora, dhe ka tentuar t’i marrë një sasi lekësh në xhep shtetasit A.H, 65 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier.
Gjatë të shoqërimit ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë ndaj punonjësit të policisë.