Lënë spitalin të plagosurit në burgun e Shënkollit

0
175

Të plagosurit nga zjarri në Burgun e Shënkollit qëndruan vetëm disa orë në spitalin e Lezhës. Pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore, 5 të burgosurit e lënduar si pasojë e asfiksisë u rikthyen në ambientet e burgut mbrëmjen e djeshme rreth orës 21 e 30 minuta, të shoqëruar nga policia dhe gardianë të burgut.

Spitalin e kanë lënë edhe dy oficerët e policisë, të cilët gjithashtu mbetën të asfiksuar gjatë përpjekjeve për të nxjerrë të burgosurit nga qelitë e tyre.

Në hyrje të burgut të Shënkollit nuk ka asnjë familjar të të burgosurve, ndërsa është hequr edhe monitorimi nga jashtë me roje sigurie, siç u pa pasditën e djeshme. Pas daljes nga spitali, 5 të burgosurit dhe gardianët do të japin dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vdekur i dënuari Flamur Sula./klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here