Pushimet verore, ai shikon femra tjera, plas grindja

0
178

Meshkujve më së shumti i pengon ajo që femrave u duhet shumë kohë për tu bërë gati për të dalë në mbrëmje, ndërsa femrave, nga ana tjetër, fakti që partnerët e tyre nuk marrin mjaftueshëm gjëra në pushim.

Tre të katërtat e çifteve në pushim veror grinden së paku dy herë, kështu zbuloi hulumtimi i portalit “Latedeals”.

Gjegjësisht, para se të nisen në destinacionin e tyre, çiftet zakonisht grinden rreth valixheve, pasi që meshkujt zakonisht nevrikosen me faktin se femrat marrin më shumë krahasuar me ta.

Gjatë udhëtimit, grindjet vijnë nga vozitja e shpejtë e meshkujve si dhe nga instruksionet e femrave, të cilat në të shumtën e kohës janë të duhura, por ja që meshkujt nuk i durojnë.

Dhe në fund, arsyeja më e shpeshtë për grindjen e partnerëve në çift derisa janë në pushim, janë femrat e tjera në plazh dhe nevoja e pakuptimtë e meshkujve për t’i shikuar ato.

Gjithashtu, derisa janë në plazh, ata grinden edhe në lidhje me aktivitetet të cilat do t’i bëjnë së bashku. Përderisa femrat preferojnë të pushojnë dhe të relaksohen, zakonisht meshkujt janë ata të cilët insistojnë për të bërë ndonjë aktivitet sportiv. Prandaj, mundohuni që të bëni mini pushime nga njëri tjetri gjatë kohës kur jeni në pushim për disa ditë të tëra. Kjo do t’ju ndihmojë që ta kaloni kohën në mënyrë më të relaksuar dhe nuk do të ndjeheni se partneri po ua “zë frymën”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here