Një aleancë arabo-kurde e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja ka marrë kontrollin e 40 për qind të Minbejit, bastion i grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) në veri të Sirisë, njoftoi sot OSDH-ja (Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut).
Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, “forcat demokrate siriane (FDS) arritën të avancojnë në këtë bastion xhihadist që ndodhet pranë kufirit turk, me mbështetjen e sulmeve ajrore të koalicionit”.
“Në 24 orët e fundit, rreth 2 300 civilë i janë larguar Minbejit për t’i shpëtuar luftimeve që po zhvillohen në disa pjesë të qytetit”, theksoi OSDH-ja.