Tentoi të korruptonte prokuroren në Elbasan, arrestohet 47-vjeçari

0
163

Gjykata e Kri meve të Rënda ka dënuar një 47-vjeçar me 8 muaj burg, nën akuzën e “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë”. Gëzim Peçi, 47 vjeç, banues në fshatin Krrabë të Tiranës, ka tentuar të korruptojë prokuroren me inicalet A. XH., pasi kjo e fundit kishte nisur një procedim penal në ngarkim të nënës së tij. Shtetasja me inicialet Z. P., nëna e Peçit, akuzohej nga Prokuroria e Elbasanit për një ndërtim të paligjshëm . Për këtë arsye 47- vjeçari ka shkuar në zyrën e Prokurores së Elbasanit, për të zgjidhur çështjen. Bëhet me dije se në këmbim të pushimit të kësaj çështje, 47- vjeçari i ka ofruar një sasi lekësh prokurores, ndërsa kjo e fundit nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke denoncuar autorin. Peçi menjëherë pas kësaj ngjarje ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit nën akuzën “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë të drejtë- sisë”.

 

Ngjarja

 

Mesditën e 2 nëntorit të vitit të kaluar Gëzim Peçi, ka shkuar në zyrën e prokurores me inicialet A. Xh., dhe pasi ka bashkë biseduar me këtë të fundit në lidhje me çështjen penale në ngarkim të nënës së tij, ka dorëzuar një certifikatë familjare dhe një vërtetim të KMCAP, dokumenta që shërbenin për hetimin në ngarkim të nënës së tij. Por, pikërisht në këtë moment ai ka futur dorën në xhep dhe aty i ka thënë prokurores se kishte një porosi nga nëna e tij, duke nxjerrë që andej disa të holla, që në total përbënin shumën 375 mijë lek të vjetra. Prokurorja ka arritur të dallojë të hollat që mbante shtetasi Gëzim Peçi në dorë, por nuk ka shquar prerjen dhe shumën e tyre. Pas këtij momenti, prokurorja e inicialet A. Xh., i ka kërkuar llogari se përse duhet të paguante këto lekë. Nga ana tjetër Gëzim Peçi ka deklaruar se kjo ishte një porosi që ia kishte lënë e ëma e tij, për prokuroren. Nisur nga kjo situatë, prokurorja e dosjes ka dalë nga zyra dhe ka njoftuar oficerin e policisë gjyqësore, pranë njësisë Task-Forcë, duke i kërkuar këtij të fundit që të niste procedim penal ndaj këtij rasti mitmarrje. Lekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në të njëjtën kohë është njoftuar dhe prokurori i rrethit Besnik Çani, i cili pasi është njohur me situatën ka urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të shtetasit Gëzim Peçi. Ndalimi i tij është bërë brenda në ambienteve të prokurorisë, dhe se ndaj tij është ngritur akuza e “Korruprisonit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Për të hedhur më tepër dritë rreth kësaj çështje nga ana e oficerit të policisë gjyqësore është proceduar me marrjen në pyetje të të arrestuarit i cili ka shfaqur pendesë për veprimin e kryer. Ndërkohë në pyetje është marrë dhe prokurorja e dosjes e cila ka deklaruar të gjithë mekanizmin e ngjarjes dhe më pas ka dhënë dorëheqjen nga çështja penale ku nën hetim është nëna e shtetasit të arrestuar Gëzim Peçi, për shkak të konfliktit të interesit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, ndërsa ditën e djeshme ka ardhur edhe dënimi me 8 muaj burg për 47- vjeçarin nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here