Ambasadorja Romana Vlahutin fshehu pasurinë në Kroaci, zbulohen dokumentet

0
167

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit.

Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk përmbushi detyrimin ligjor për të deklaruar në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të plotë pasurinë e saj. Televizioni Klan disponon raportin e këtij Komisionit, ku thuhet se Vlahutin nuk deklaroi pagën neto dhe bruto, nuk tregoi adresat e sakta të pasurive të paluajshme dhe nuk tregoi emrin e kreditorit të një kredie të marrë për strehim, pas përfundimit të detyrës si Këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme.

Zyrtarja Romana Vlahutini i ka sjellë Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit informacionin për gjendjen pasurore për shkak të përfundimit të funksionit të saj si këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme, që në librin e postës së hyrjes së Komisionit tregon datën 22 Tetor 2014. Në përputhje me nenin 23 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, komisioni ka kryer kontrollin administrativ të të dhënave të informacionit dhe ka vërtetuar se zyrtarja Romana Vlahutin nuk e ka plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë formularin me të dhëna për gjendjen pasurore të zyrtarit, duke pasur parasysh këtu që nuk ka shkruar nr. e amzës dhe pagën mujore bruto. Në pjesën e të dhënave mbi pasurinë në pikën 1 për pasuritë e paluajtshme, zyrtarja nuk ka shkruar të dhënat për adresat e pasurive të paluajtshme, si dhe në pikën 6 nuk ka dhënë shumën neto dhe bruto të pagës vjetore, ndërsa në pikën 10 nuk ka shkruajtur detyrimin e zyrtarit për të shkruajtur të dhënat për huadhënësin (kreditorin) e kredisë për strehim.

Ligji e detyronte Ambasadoren Vlahutin që ta deklaronte pasurinë e saktë 15 ditë pasi të njihej me kërkesën. Komisioni e ka bërë kërkesën më 13 Shkurt 2015. Deri më 6 Nëntor nuk ka marrë përgjigje dhe ka hapur procedurat kundër Vlahutin. Më 13 Janar të vitit 2016, kur Vlahutin ushtronte detyrën e Ambasadores së BE –së në Tiranë, Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit, vendosi:

Mospërmbushja e detyrimit të zyrtares Romana Vlahutin, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Kroacisë, Për Punët e Jashtme, nga Tetori 2012 deri më 30 Shtator 2014, që sipas kërkesës zyrtare të plotësojë në afatin e caktuar detyrimin që rrjedh nga nenet 8 dhe 9 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit (ZSSI),  që të përmbushë saktë dhe në mënyrë të plotë formularin mbi gjendjen e pasurisë së zyrtarit, pas përfundimit të funksionit të përshkruar më sipër, përbën shkelje të nenit 10 të Ligjit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit (ZSSI).

Më 7 Janar 2016 Vlahutin i dërgon një shkresë Komisionit, në të cilën thotë se për më shumë se një viti nuk jeton në Kroaci dhe nuk e ka marrë vendimin e Komisionit për hapje të procedurës.

Ajo shpjegon se nuk ka të dhëna për pagën bruto mujore dhe vjetore që ka marrë në zyrën e Presidentit dhe në Ministrinë e Jashtme. Por Komisioni thotë se shkresat vërtetuan që ajo është njoftuar që në Shkurt 2015. Në vendimin e tij, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit nënvizon rëndësinë e deklarimit të pasurisë në kohë dhe me të dhëna të sakta për parandalimin e konfliktit të interesit dhe korrupsionin.

Komisioni nënvizon se paraqitja e informacionit për gjendjen pasurore të zyrtarit është një nga detyrimet themelore të përcaktuara në Ligjin mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesave dhe një instrument i rëndësishëm në parandalimin e konfliktit të interesave dhe parandalimin e korrupsionit.

Pavarësisht shkeljes së ligjit, ndaj Ambasadores Romana Vlahutin nuk pati sanksione ligjore. Komisioni e vërtetoi shkeljen e ligjit nga ana e saj, por argumentoi se për shkak të procedurës, nuk ishte e mundur që të merreshin masa ligjore.

Në nenin 42 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit përcaktohen sanksione në lidhje me shkeljen e Ligjit. Por duke marrë parasysh se nga data e marrjes së vendimit kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga përfundimi i detyrës së zyrtares si Këshilltare e Presidentit të Kroacisë, për Punët e Jashtme, rezulton se në rastin konkret nuk është e mundur marrja e sanksioneve, megjithëse është vërtetuar shkelja e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe për shkak se, sipas të dhënave që ka marrë Komisioni nga kërkesa drejtuar Parlamentit kroat, zyrtarja nuk është më në funksion zyrtar dhe nuk ka pagesë apo shpërblime për kryerje të detyrës shtetërore.

Romana Vlahutin e nisi zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë më 3 Tetor të vitit 2014. Angazhimi kryesor i saj në këtë detyrë ka qenë miratimi i Reformës në Drejtësi, një reformë e cila ka si qëllim kryesor parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive tek zyrtarët e lartë, në gjyqësor e në prokurori.klan

vlahutin-ok-933x445

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here