Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB)i shpreh ngushëllimet familjarëve të shtetasit Flamur Sula, i cili humbi jetën në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, si rrjedhojë e rënies së zjarrit në këtë institucion.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, DPB bën të ditur se pas kryerjes së një analizë të thellë dhe në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore që normojnë funksionimin dhe organizimin e Sistemit të Burgjeve, në funksion të masave të marra pas ngjarjes së ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë më datë 30 korrik 2016, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë një sërë masash administrative:
I është dhënë masa administrative e largimit nga detyra 11 punonjësve të sektorëve të ndryshëm.
I është dhënë masa disiplinore “vërejtje me paralajmërim” 19 punonjësve, 1 masë disiplinore vërejtje me shkrim dhe 1 punonjës është transferuar më detyrë në një institucion tjetër.
Ja punonjësit e ndëshkuar:
- Gjergj Prendi Drejtor i IEVP Vërejtje me shkrim
- Luljeta Hoxha Përgjegjëse Edukimi Largim nga detyra
- Valentin Coli Specialist i Edukimi Vërejtje me paralajmërim
- Gjergji Bajraktari Përgjegjës Logjistike Vërejtje me paralajmërim
- Ferdinand Preçi Shef i Policisë Transferim në detyrë
- Kol Deda Specialist Policie Largim nga detyra
- Deme Neziraj Specialist Policie Largim nga detyra
- Mark Shtjefanaku Specialist Policie Largim nga detyra
- Kalosh Haxhia Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
- Akil Buna Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
- Martin Gega Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
- Dilaver Tuga Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
- Eduart Rajta Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
- Viktor Gjoka Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
- Zef Kaceli Punonjës i rolit bazë Largim nga detyra
- Dritan Arapi Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Fran Lazri Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Vladimir Gjoka Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Alban Toma Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Martin Marku Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Nikol Nikolli Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Agustin Makaj Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Aleksandër Kola Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Gjoke Brozi Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Mikel Gjoni Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Petrit Pica Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Aleks Gjergji Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Agostin Duka Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Bardhok Fizi Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Agron Lleshgega Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Petrit Muça Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
- Dritan Gjelaj Punonjës i rolit bazë Vërejtje me paralajmërim
Prokuroria e Lezhës si dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po vijojnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Edhe njëherë shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjarët e shtetasit Flamur Sula, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve