Një çiklist ka pësuar djegie të shkallës së tretë, pasi iPhone, i ka shpërthyer në xhep. 36-vjeçari Gareth Clear, po i jepte biçikletës afër qytetit të Sidneit në Australi, kur ndjeu një dhimbje në këmbën e tij. Pasi është rrëzuar nga biçikleta ka parë që nga këmba e tij po dilte tym.
Clear ka thënë se e kishte të pamundur ta hiqte telefonin nga këmba me duar për shkak se i digjte gishtat. Pas këtij incidenti kompania “Apple” e ka kontaktuar, duke i thënë se po e hetojnë se pse ka ndodhur ky shpërthim.