Giorgio Angelo, 25 vjeç, Besmir Kola, 29 vjeç dhe Artemisa Peraj, 24 vjeç janë tre prej personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në kanalin e Vilunit. Viktima e katërt ende nuk është identifikuar. Mësohet se Besmir Kola ka qenë duke drejtuar mjetin tip BMW. Dyshohet se mjeti ra në kanal si pasojë e shpejtësisë dhe mungesës së ndriçimit në këtë zonë. Kanali i Vilunit ka një thellësi uji prej 3 metrash dhe dyshohet se të rinjtë janë mbytur.