Policia e Tiranës njoftoi sot se më datë 1 korrik 2016 u arrestua Enxhi Selmanaj, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dyqan veshjesh, u kap duke vjedhur disa artikuj.
Ajo është pikasur nga shitësi i dyqanit ndërkohë që ishte duke futur disa artikuj në çantë. Arrestimi ndodhi sipas nenit 134 të Kodit Penal.