Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, dyshohet se polici bashkëpunoi me atentatorin

0
132

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit më 30 korrik, dyshohet se është realizuar nga një rreth personash më i gjerë se dy të ndaluarit nga policia.

Një punonjës i burgut ku ndodhi ngjarja po verifikohet nga grupi i hetimit, nëse ka implikim në ngjarjen ku u plagos gabimisht Lili Dulaj, një i burgosur nga Kosova. Objektivi i atentatit të ndodhur në orën 16:30, më 30 korrik, sipas Policisë ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i arrestuar për vrasje e plagosje, më 4 nëntor 2015.

Burimet nga hetimi kanë thënë ditën e djeshme se po hetojnë një efektiv të policisë së burgjeve, që ka qenë këto kohë me shërbim në Vaqarr. Hetuesit kanë dyshime se ky efektiv policie ka informuar autorët e dyshuar të atentatit me snajper, Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, në lidhje me ambientin e ajrimit ku dilnin të paraburgosurit. Ka dyshime nga grupi i hetimit se polici i burgjeve mund t’u ketë dhënë autorëve të dyshuar të ngjarjes informacione edhe për orarin e daljes në ajrim të personave të burgosur, si dhe për kohën e qëndrimit të tyre jashtë qelive.

Burimet jozyrtare nga hetimi kanë thënë se janë duke u verifikuar tabulatet telefonike dhe kontaktet e efektivit të dyshuar, për të kuptuar nëse i ka informuar autorët apo jo. Grupi hetimor ka thënë se ka dyshime se polici i burgjeve i ka ndihmuar autorët për shkak të njohjeve shoqërore me njërin prej të ndaluarve, pasi deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë motiv tjetër bashkëpunimi. Dy të ndaluarit Enea Ceka dhe Ergys Kolaveri mësohet se nuk kanë pranuar të flasin para hetuesve që shkuan t’i pyesin për ngjarjen pas arrestimit. Duket se ata kanë pasur informacion të saktë për kohën e ajrimit në Vaqarr, dhe për faktin se Elson Daci ndodhej në atë paraburgim.

 

GJAKMARRJA

Atentati i ndodhur tri ditë më parë në burgun e Vaqarrit është hetuar paraprakisht deri ditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës, pasi në momentet e para nuk dihej motivi i krimit. Por, pas ndalimit të dy personave, Enea Ceka dhe Ergys Kolaveri, policia tha se ky i fundit ka dashur të hakmerret, duke eliminuar Gazmir Dacin. Ky i burgosur po gjykohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën se ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin. Pikërisht, vëllai i këtyre të dëmtuarve nga vrasja e ndodhur më 4 nëntor 2015, shtetasi Ergys Kolaveri është arrestuar tashmë për ngjarjen e ndodhur në burgun e Vaqarrit. Motivi i gjakmarrjes është edhe shkaku pse Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të shpallë moskompetencën e hetimit të rastit, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme. Burimet zyrtare nga hetimi kanë bërë me dije dje se dy të arrestuarit Enea Ceka, 24 vjeç, dhe Ergys Kolaveri, 25 vjeç, do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë ndaj tyre. Prokuroria njoftoi se ende nuk ka vendosur përfundimisht në lidhje me masën që do të kërkojë, pasi është në pritje të provave e informacioneve të tjera që janë në proces hetimi. Deri tani nuk është arritur të gjendet arma e përdorur për të qëlluar në drejtim të ambientit të ajrimit të burgut Vaqarr, ndërsa prokuroria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here