Është një pyetje që i ka preokupuar njerëzit shumë para filmit ‘The Matrix’; a ekzistojmë dhe çfarë nëse po jetojmë në një simulim?
Përderisa nuk ka ende ndonjë përgjigje definitive, një ekspert ka treguar përmes një teorie të tij filozofike nëse po jetojmë në një iluzion.
Duke shkruar për ‘The Conversation’, Laura D’Olimpio, ligjëruese në Universitetin e Notre Dame në Australi, dega Filozofi, tha se të paktën mund të jemi të sigurt se ekzistojmë – edhe nëse realiteti jonë mund t’i përngjajë filmit ‘The Matrix’.
Imagjinojeni këtë: në këtë moment, ju nuk jeni aty ku mendoni se jeni. Në fakt, ju ndodh të jeni vetëm subjekti i një eksperimenti shkencor që është duke u kryer nga një gjeni.
Truri juaj është hequr nga trupi juaj dhe po mbahet gjallë përmes disa ushqyesve në një laborator. Nervat tuaja të trurit janë të lidhura në një super-kompjuter i cili ju jep të gjitha ndjenjat e jetës së përditshme.
Kjo është arsyeja pse mendoni se po jetoni një jetë krejtësisht normale. A ekzistoni ende? A jeni ju ‘ju’? Dhe a është bota të cilin e njihni një copë e imagjinatës tuaj apo një iluzion i krijuar nga ky shkencëtar?
Tingëllon si një skenar i ankthit. Por a mund të thoni me siguri të plotë se kjo nuk është e vërtetë? A do të mund t’ia dëshmonit dikujt se nuk jeni në një iluzion?
Filozofi Hilary Putnam e propozoi këtë version të famshëm të ‘trurit në kade’ përmes një eksperimenti në librin e tij të vitit 1981 – Arsyeja, E vërteta dhe Historia.
Ky lloj eksperimenti është i njohur në botë. Madje, nga ky eksperiment u frymëzua edhe filmi i vitit 1999 – The Matrix – dhe filmi i vitit 2010 – Inception.
Duke e shikuar një version të eksperimentit, shikuesi mund të hyjë përmes imagjinatës në një botë fiktive dhe në mënyrë të sigurt të eksplorojë idetë filozofike. Për shembull, duke e shikuar The Matrix, ne identifikojmë protagonistin, Neon, i cili zbulon se bota është një realitet i simuluar nga një kompjuter dhe se trupi i tij është i suspenduar në një kade me lëng që e mban atë gjallë.
Kështu, sipas Laura D’Olimpio, njerëzit mund të jenë subjekt i një eksperimenti shkencor. Në realitet, truri ynë mbahet gjallë diku tjetër në një kade me ushqyes në një laborator.