Loja “Pokemon Go” është bërë një virus, që ka prekur pjesën më të madhe të njerëzve. Një çift në Arizona, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar pasi kishin lënë djalin e tyre 2-vjeçar vetëm në shtëpi dhe kishin dalë për të luajtur lojën “Pokemon Go”.
Fqinjët kanë dëgjuar të voglin duke qarë në oborrin e shtëpisë dhe kanë njoftuar policinë. Prindërit e 2-vjeçarit, Brent Daley, 27 vjeç dhe Brianna Daley, 25 vjeçe, e kishin lënë vetëm për më shumë se 1 orë e gjysmë.
Sherifi Paul Babeu, e ka përshkruar rastin si diçka të pakuptueshme. Pas arrestimit të prindërve të tij, 2-vjeçari është dorëzuar në zyrën e agjencisë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve.