Qindra anglezë në protestë, mbyllet restoranti që u ngriti kurth emigrantëve

0
182

Qindra vetë dolën në protestë përballë një restoranti Byron Hamburgers në Londër duke detyruar mbylljen e aktivitetit.

Tubimi u organizua pas kurthit që drejtuesit e kompanisë ngritën për punëtorët që ishin emigrant të paligjshëm. Policia ndërhyri në disa evente trajnimi të organizuara enkas për stafin, duke ndaluar emigrantët, mes të cilëve edhe disa shqiptarë. 35 vetë u deportuan. Zyra e Emigracionit njoftoi se kishte bashkëpunimin e plotë të drejtuesve të kompanisë, që kishin organizuar trajnimet me qëllim kapjen e punëtorëve nga Shqipëria, Brazili, Nepali dhe Egjipti. Kompania iu shmang një gjobe prej 700 mijë paund për punësimin e emigrantëve ilegalë por po përballet me zemërimin e aktivistëve në të gjithë Anglinë. Një prej protestuesve tha se ligji nuk e detyronte kompaninë t’i ngrinte kurthe punëtorëve të saj, duke i thirrur në evente false.

 

 

“Një punëdhënës i përgjegjshëm, që i vlerëson njerëzit me të cilët punon do t’i ndihmonte që ata të qëndronin dhe që të plotësonin dokumentat. Sjellja e kompanisë nuk është e paligjshme, por nuk është etike” tha një prej protestuesve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here