Teksas/ Studentët mund të shkojnë të armatosur në Universitet

0
178

Studentët mund të mbajnë armë në ambientet universitare, por pa i ekspozuar publikisht.

Ky ligj i ri hyri në fuqi në shtetin amerikan të Teksasit.

Tashmë, studentët mbi 21-vjeç që kanë leje arme të fshehur mund t’i mbajnë ato edhe në klasë.

Teksasi bëhet kështu shteti i tetë amerikan që lejon studentët të mbajnë armë në ndërtesat shkollore.

Shumë zyrtarë të arsimit të lartë druhen se ky ligj i ri do të largojë të rinjtë nga universitet e këtij shteti.

Ndërsa mbështetësit e ligjit thonë se ky është një hap kritik për vetëmbrojtjen dhe respektimin e të drejtave kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here