Gazetari Roberto Saviano, i cili kaloi një dekadë duke hulumtuar për marrëdhëniet kriminale të mafias italiane, ka treguar se Britania e Madhe është vendi më i korruptuar në botë.
Saviano që ka shkruar librin ‘best-seller’ “Gomorrah” dhe “ZeroZeroZero” ka folur për shtetet e korruptuara në botë.
Në një fjalim ai i ka thënë të ftuarve se ndoshta asnjëherë nuk do ta mendojnë se vendi më i korruptuar në botë është Britania e Madhe.
“Nëse ju pyes se cili është vendi më i korruptuar në botë ju me siguri që do të përgjigjeni se është Afganistani, Greqia, Nigeria por asnjëherë Britania e Madhe”.
“Nuk ka të bëjë me burokracinë, as me politikat e nuk është politika ajo që është e korruptuar por kapitali financiar. 90 përqind e pronarëve të kapitalit në Londër i kanë zyrtar qendrore offshore”, ka thënë Saviano.