Kjo është një dietë e thjeshtë dhe efektive që mundëson rënie të shpejtë nga pesha. Ju mund të hani çfarë të doni gjatë ditës, natyrisht që ushqime të shëndetshme dhe jo me shumë kalori. Duhet të menjanoni në mënyrë kategorike ëmbëlsirat, pijet e gazuara, sheqerin dhe ushqimet e tjera që përmbajnë shumë kalori, për aq kohë sa vazhdoni dietën. Përveç kësaj ju duhet të pini çdo ditë lëng limoni.
Ja si dhe kur duhet të pini lëng limoni:
Dita 1: lëngu i një kokrre limoni i tretur në nëj gotë ujë
Dita 2: lëngu i 2 kokrrave limoni + 2 gota ujë
Dita 3: lëngu i 3 kokrrave limoni + 3 gota ujë
Dita 4: lëngu i 4 kokrrave limoni + 4 gota ujë
Dita 5: lëngu i 5 kokrrave limoni + 5 gota ujë
Dita 6: lëngu i 6 kokrrave limoni + 6 gota ujë
Dita 7: lëngu i 3 gotave limoni + 10 gota ujë (mund t’i shtoni 2 lugë mjaltë)
Dita 8: lëngu i 6 kokrrave limoni + 6 gota ujë
Dita 9: lëngu i 5 kokrrave limoni + 5 gota ujë
Dita 10: lëngu i 4 kokrrave limoni + 4 gota ujë
Dita 11: lëngu i 3 kokrrave limoni + 3 gota ujë
Dita 12: lëngu i 2 kokrrave limoni + 2 gota ujë
Dita 13: lëngu i 1 kokrre limoni + 1 gotë ujë
Dita 14: lëngu i 3 kokrrave limoni + 10 gota ujë ( mund t’i shtoni 1-2 lugë mjaltë).
Lëngun e limonit hidheni në 1 shishe, 1 gotë konsumojeni esëll në mëngjes, ndërsa gotat e tjera gjatë ditës, këshillohet pas vakteve.
Kujdes: ju lutem nëse keni probleme me stomakun mos e përdorni këtë dietë. Pyesni mjekun apo dietologun përpara se ta mbani dietën. Dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme.