Aktiviteti i rregullt seksual dhe një stil korrekt jetese i bëjnë mirë lëkurës, ndërsa ju do të dukeni më të rinj.
Që seksi i bën mirë organizmit, kjo dihet, por le të kujtojmë të gjitha përfitimet që vijnë prej tij.
Seksi është një “ilaç” ideal për mbrojtjen nga hipertensioni, qarkullimin e gjakut, vonon osteoporozën, eliminon kaloritë e tepërta etj.
Një jetë aktive seksuale ju bën të dukeni shtatë vjet më të rinj. Këtë e ka konfirmuar një studim britanik, i kryer nga Spitali Royal Edinburg. Sipas studimit, seksi është një lloj aktiviteti natyral që vonon plakjen e lëkurës. Marrëdhëniet seksuale ndihmojnë në çlirimin e oksitocinës, një substancë e cila rrit humorin, largon stresin dhe ndihmon për të fjetur mirë, për këtë arsye, inkurajon edhe socializimin. Këtu nuk duhet të harrohen edhe të mirat që sjellin puthjet. Për çdo puthje vihen në lëvizje tridhjetë muskuj të fytyrës dhe të qafës që më pas marrin një pamje më tonike dhe qetësuese. Djersitja gjatë seksit i bën mirë lëkurës, pasi poret e saj pastrohen në një mënyrë natyrale. Edhe shpina ka përfitimet e saj nga lëvizjet ritmike të trupit. Muskujt e pjesës kurrizore bëhen më elastikë dhe kontraktimet nga orgazma janë një masazh muskulor më vete.
Edhe përkëdheljet kanë avantazhet e tyre: kortizoli, hormoni i stresit, ulet, ndërsa ai ka efekte pozitive te presioni i gjakut. Seksi i bën të bukura si femrat, edhe meshkujt. Femrat falë estrogjenit përfitojnë gjithçka thamë më sipër, ndërsa meshkujt falë prodhimit të testosteronit, formojnë më mirë muskulaturën.
Çfarë e bën një marrëdhënie seksuale të mrekullueshme?
Çfarë e bën bashkimin seksual të paharrueshëm, sidomos për meshkujt, është kur femra kënaqet plotësisht, kur arrin orgazmën. Kur femra kënaqet nga akti seksual, mashkulli ia atribuon vetes meritën dhe kjo e eksiton edhe më shumë. Kënaqësia që ndien femra gjatë bashkimit seksual, i jep mashkullit sigurinë se edhe ai do të kënaqet. Mashkulli e mat suksesin e aftësisë së vet në kryerjen e aktit seksual, duke marrë si bazë orgazmën e femrës.
Nganjëherë, femra mund të kënaqet, edhe në qoftë se nuk arrin orgazëm. Në qoftë se mashkulli e kupton këtë, është shumë më mirë për të dy, kurse femra nuk duhet të ndiejë një lloj detyrimi që me çdo kusht të arrijë orgazmën. Pra sa më pak “konflikte” dhe sa më shumë dashuri. Duhet thënë se ekziston një ndryshim i madh ndërmjet seksit dhe dashurisë, seksi është një akt fiziologjik, si rezultat i të cilit partnerët arrijnë kënaqësi. Ndërsa kur bëni dashuri, ju përjetoni ndjenja, një atmosferë emocionale të mrekullueshme, adhurim, kënaqësi e gëzim të madh në shpirt. Pra, pa dyshim, më e bukura në marrëdhënien e çiftit është kur ata bëjnë dashuri dhe seks njëkohësisht. Normalisht, kontakti seksual nuk është vetëm një kënaqësi, por edhe një rigjenerim i trupit, i mendjes dhe shpirtit. Për të qenë “të suksesshme” raportet seksuale, një nga faktorët kryesorë është pasioni, ai mbush zemrën me dashuri, si dhe forcon marrëdhënien. Mashkulli mendon se femra kërkon më shumë kohë për të arritur orgazmën, ndërsa ajo mendon se partneri “ngutet” shumë dhe nuk i jep asaj kënaqësinë e duhur. Mashkullit i duhen nga dy deri në tri minuta nxitje seksuale për të arritur orgazmën. Ndërsa femrës, për të arritur orgazmën, në përgjithësi, i duhet rreth dhjetë herë më shumë kohë sesa mashkullit. Duhet ditur një e vërtetë se, kur femra kënaqet plotësisht seksualisht, ajo bëhet tolerante, nuk bëhet xheloze, është e këndshme.