Shqiptari i lutet policisë italiane: Më arrestoni, nuk dua të jetoj me gruan

0
314
Për 37-vjeçarin shqiptar, Durim Bahja, është më mire të qëndroj në burg, sesa të jetoj me gruan e tij. Ky lajm aspak i zakontë është bërë i ditur nga mediat italiane. Durim Bahja vuante prej disa kohësh masën arrest shtëpiak.
Por sipas mediave italiane 37-vjeçari Bahja mëngjesin e ditës së djeshme ka telefonuar policinë, për t’u thënë se e kishte thyer arrestin shtëpiak dhe se po i priste në rrugën Carlo” Marx” të Pratos për ta arrestuar.
E pasi u shoqërua në komisariat për shqiptarin u vendos, shmangia e dhënies arrest me burg dhe u urdhërua që të kthehej në banesë. Por, pasdite Durim Bahja ka shkruar sërisht në stacionin e policisë duke thënë se nuk donte të kthehej më në shtëpi dhe se ishte i gatshëm të kryente ndonjë krim për të përfunduar në burg, vetëm të mos jetonte më me gruan e tij.
Gjatë ditës së sotme Durim Bahja, ka dale para gjykatës mbrojtur nga avokati Giuseppe Bonfante dhe ndaj tij është dhënë masa e detyrim paraqitjes, ose thënë ndryshe ai duhet të rikthehet në shtëpi tek gruaja e tij, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here