Një ndër vendimet më të vështira të prindërve është mosha e përshtatshme se kur duhen lënë vetëm në shtëpi fëmijët. Për këtë organizata, NSPCC ka krijuar një listë udhëzuese për t’i ardhur në ndihmë prindërve që të vendosin nëse fëmija i tyre është gati për të qëndruar i vetëm në shtëpi.
Fëmijët e vegjël nuk duhet të rrinë vetëm kurrë, edhe kur janë në gjymë, pasi do të mërziten kur të zgjodhen dhe të mos gjejnë njeri pranë.
Fëmijët nën 12 vjeç, zakonisht nuk janë të maturuar mjaftueshëm për t’u përballur me një situatë emergjence, ndaj ata nuk duhen lënë vetëm për një kohë të gjatë.
Mos i lini fëmijët nën 16 vjeç vetëm gjatë natës.
Pavarësisht moshës, nëse një fëmijë nuk është i lumtur, ai nuk duhet lënë vetëm.
Nëse vendosni t’i lini të vegjlit nën kujdesin e fëmijëve më të mëdhenj, shtrojini vetes pyetjen: A do të zihen dhe si mund të ndikojë kjo?
Çfarë duhet të merrni parasysh përpara se t’i lini fëmijët vetëm:
Është fëmija juaj i përgjegjshëm dhe i rritur mjaftueshëm?
A e dëgjojnë ata gjithmonë fjalën tuaj?
Janë të aftë të bëjnë diçka për të ngrënë?
A u lejohet që të përdorin sobën apo mikrovalën?
Si mund të sillen në një rast emergjence?
Po nëse ikin dritat?
Çfarë do të bënin nëse dikush do të trokiste në derë?
A përgjigjen në telefon?
Dinë sesi t’ju kontaktojnë nëse kanë nevojë për diçka?
Si ndihen me idene e të qenit vetëm? Entuziastë apo të frikësuar?