Secila femër në përgjithësi ka një ose dy miq të cilët ndoshta më shumë na pengojnë se sa na ndihmojnë. Nëse keni dike në jetën tuaj që më shumë merr se sa ofron, ndoshta ka ardhur koha që secili të shikojë punën e tij
Person i thashethemeve në zyrë
Ndonjëherë është mirë të bëni ndonjë pause të vogël në punë dhe të dëgjoni se çfarë ndodhë rreth jush. Po nëse personi i cili bën thashetheme në zyrën tuaj ju tërheq juve? Kjo mund të jetë një force shkatërruese në jetën tuaj sepse ai person vë në pikëpyetje integritetin tuaj në sy të punëdhënësit dhe të punësuarve tjerë. Pa këtë lloj personi në jetën tuaj, mund të bëheni një femër e forte dhe me vlera si dhe të bëheni pjesë integruese e rrethit të punës.
Ish partneri i cili ju bën thirrje për seks
A thua prania e ish partnerit tuaj ju shton apo zbret vlerën? Një femër që është në lidhje me ish partnerin vetëm për marrdhënie seksuale ndërton pengesë të madhe në krijimin e lumturisë së saj. Eliminoni këtë person nga jeta juaj, femra është në gjendje të tejkalojë ndjenjat e vjetra si dhe lidhjet emocionale, dhe padyshim mund të hap zemrën dhe mendjen për përvoja dhe lidhje të reja.
Personat me rolin mëshirues
Ekziston gjithmonë ndonjë familjar i afërt i cili tenton të përmirësojë jetë tuaj. Ai ju mendon të mirën, por me të vërtetë, është koha tipat e tillë ti mbnai në distance. Të afërmit me rolin mëshirues përpiqen t’ju ndihmojnë në fusha të ndryshme të jetës duke ju bërë të besoni se nuk jeni të sigurtë apo të pavarur. Pa këto lloj personash në jetën tuaj, do të jeni në gjendje të bëni gabime për të cilat jeni vet përgjegjës dhe se nuk do ti përsëritni në të ardhmen.