Policia e Tepelenës ka vijuar aksionin për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij operacioni janë zbuluar dhe asgjesuar 18.680 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Zazan”, fshati Kalivaç, Tepelenë janë gjetur dhe asgjësuar 17.500 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i Zelenicës” , fshati Kalivaç , u gjetën dhe u asgjësuan 1.180 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.