Një 43-vjeçar është arrestuar për vepra të turpshme me një të mitur.
Sipas informacioneve policore, në pranga është vënë dy ditë më parë Artan Rrapushi, banues në Tiranë.
Ai ka ngacmuar seksualisht dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 13-vjeçare, banuese po në kryeqytet, shtojnë të njëjtat burime.