Sherr për motive të dobëta/Parandalohet ngjarja e rëndë në Durrës

0
163

Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gentian Dodaj ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës të shtetasit me të cilin është konfliktuar.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në lagjen Nr.16/1, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Gentian Dodaj 29 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë  03.08.2016, rreth orës 22:45, në një lokal në lagjen Nr.16/1, Kënetë Durrës është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H. 46 vjeç, banues në Durrës.

Më pas ka shkuar në banesë të marrë armën e zjarrit automatik dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të banesës së shtetasit A.H.

Me të marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale dhe pyetjen e dëshmitarëve.

Nga kryerja e veprimeve intensive hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri tip automatik model 56;

• një kreher me 19 fishekë dhe

• 1 gëzhojë.

Dodaj është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here