Shfrytëzoi nga burgu minorenen si prostitutë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

0
181

Policia italiane në Torino ka lëshuar dy mandate arresti ndaj një shqiptari dhe një shtetaseje rumune të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni të një minoreneje.

Shqiptari i cili akuzohet nga policia për shfrytëzim prostitucioni është Besnik Metushi, 28 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në burg për vrasjen e një ish-polici, ngjarje e ndodhur më 15 janar të vitit 2013.

Mësohet se edhe pse në burg, shqiptari së bashku me shtetasen rumune Korina Elena Vasilas kanë vazhduar të shfrytëzojnë vajza nga Europa Lindore të cilat kanë qenë kryesisht minorene. Me origjine nga Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se vajzat mashtroheshin nga bashkëpunëtorja rumune e Metushit të cilat më pas shiteshin te rrjeti i shqiptarëve të cilët i shfrytëzonin vajzat për prostitucion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here