Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Shtetasi A.A ka kanosur me armë zjarri një person me iniciale I.B për motive të dobëta. Kanosësi nuk është kapur ende.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për kapjen e shtetasit:
• A.A. 45 vjeç, banues në Kërtushaj, Ishëm.
Më datë 03.08.2016, rreth orës 21:30,në Kërtushaj, Ishëm,për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin I.B. 32 vjeç, banues në Kërtushaj, Ishëm dhe më pas ka gjuajtur 5 herë në ajër me automatik afër oborrit të banesës së tij.
Me të marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policicsë, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale dhe pyetjen e dëshmitarëve, të cilat kanë mundësuar identifikimin e autorit të dyshuar.
Në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe sekustruan 5 copë gëzhoja.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.