Eshtë zbardhur dëshmia në polici e 44-vjeçarit, Fatmir Kuçi, i cili akuzohet se ka aksidentuar për vdekje me një nga dy skafet e tij turistin rus dje në Himarë.
Pashë një person që kërkonte ndihmë dhe shkova për ta ndihmuar. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, ka thënë Kuçi. Nga ana tjetër burime nga policia kanë thënë për Televizionin Klan, se biznesmeni, nisur edhe nga fuqitë motorike të mjetit lundrues, nuk ka pasur miratimin për të dalë në lundrim. Sipas policisë Fatmir Kuçi nuk ka njoftuar policinë se do të dilte me për lundrim me “skafin-plastik”, me mbishkrimin “Black Arrow”. Njoftimi është procedurë detyruese ndaj policisë. Dokumentet e tjera për këtë mjet lundrues biznesmeni nga Elbasani i ka pasur në rregull.