Zbulohet pas 100 vjetësh misteri i piktorit me portretin e fshehur

0
195

Është një grua e re, protagonistja e vizatimit të fshehur nën veprën e quajtur ‘Portret gruaje’ të Edgar Degas.

E zbulojnë Daryl Howard dhe Saul Thurrowgood udhëheqësit shkencorë të skuadrës së kërkuesve, që pas gati një shekulli kanë mundur të nxjerrin në dritë punën e mjeshtrit të impresionistëve.

Siç shpjegohet në artikullin e publikuar në “Scientific Reports”, për të identifikuar portretin e fshehur nën pikturë, është përdorur një mikroskop i veçantë me rreze X bazuar në dritën e sinkrotoneve, ose thënë ndryshe, mbi një rrezatim elektromagnetik të krijuar nga grimca të ngarkuara që udhëtojnë me shpejtësinë e dritës.

Studiuesit australianë kanë mundur në këtë mënyrë të kenë një hartë të pikturës, e përpunuar më vonë në ngjyra të rreme, që ka zbuluar portretin e modeles Emma Dobigny. Piktura ruhet në Galerinë Kombëtare në Kanberra, Australi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here