Basha: Do financojmë arsimin e lartë për gjithë fëmijët

1
152

Marrë shkas nga një letër e marrë nga një prind nga Shkodra, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po pamundëson arsimin e studentëve si pasojë e tarifave të larta të shkollimit.

Basha premton se Partia Demokratike do te financoje arsimin e larte per te gjithe femijet e shqiptareve dhe me lehtesira te posacme per kategorite ne shtrengese ekonomike.

“Projektligji i ri i Arsimit te Larte eshte ne perfundim dhe do te jete nder te paret qe do te miratohen nga mazhoranca e re” shprehet Rama.

 

Deklarata e plotë

Nje hall familjar dhe kombetar qe i nxjerr bojen te gjitha llogjeve alla Rama.

Partia Demokratike do te financoje arsimin e larte per te gjithe femijet e shqiptareve dhe me lehtesira te posacme per kategorite ne shtrengese ekonomike. Projektligji i ri i Arsimit te Larte eshte ne perfundim dhe do te jete nder te paret qe do te miratohen nga mazhoranca e re. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

“Per dijeni zotit Lulzim Basha,kryetar i PD te Shqiperise,

Jam nje qytetar i shqetesuar qe ju shkruaj per nje problem i cili duhet te merret parasysh pasi eshte nje problem i mprehte i shume familjeve shqiptare.

Ne kete vit shkollor akademik,te dy femijet e mi behen studente dhe ne baze te notave te marra njeri nga ata e ka mesataren 9.92 kurse tjetri nje mesatare mbi 9 dhe shpresoj qe ne baze te kesaj mesatareje duhet tu dalin dege te mira ne fakultet.Por shqetesimi im qendron diku tjeter.

Ne baze te ligjit per arsimin e larte te dy femijet e mi duhet te paguajne nje tarife shkollimi qe shkon afersisht nga 500-1 miljon leke te vjetra.Por une jam nje familje me ndihme ekonomike,e papune,e cila perkohesisht gjendet ne nje pozicion te veshtire ekonomik,dhe e kam pothuajse te pamundur qe femijet e mi te paguajne qofte edhe tarifen e shkollimit e cila i kalon mundesite e mia ekonomike.

Ju lutem a mund te planifikoni ose te sugjeroni ndonje ligj apo VKM i cili te na lehtesoje sadopak kete barre te pamundur ekonomike?

Gjithsejt nga ndihma ekonomike mujore, une si qytetar i ketij vendi, marr 45mije leke te vjetra,shume e cila po te mblidhet dhe per gjithe vitin nuk e superon,bile nuk e arrin as shumen e rregjistrimit te njerit prej femijeve.

Ju lutem vereni doren ne zemer.Edhe ne jemi qytetar te ketij vendi dhe shpresojme qe me politikat e qeverise suaj per punesimin,kjo gjendje e veshtire te marre fund sa me shpejt,por gjer atehere kerkojme dhe shpresojme ndihmen e qeverise suaj dhe tones njekohesisht.

Me respekt nje qytetar nga Shkodra,prind i dy femijeve qe presin te shkojne ne universitet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here