Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fadil Bamin dhe Eduart Gjatën, të arrestuar të martën më 5 kilogramë heroinë. Togat e zeza janë bindur nga provat e sjellë nga prokuroria e cila i akuzon të dy për pordhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
64-vjeçari Bami në dëshminë e tij para gjykatës ka hedhur poshtë akuzat. Sipas tij dikush tjetër i ka lënë çantën në tavolinë dhe është larguar me vrap.
Më pas erdhi policia e cila bëri arrestimin e Bamit dhe Gjatës. Ndërsa 39-vjecari Gjata ka pretenduar se takimi mes tij dhe Bamit ishte për një borxh të pakthyer dhe për këtë arsye ishin takuar.
Pavarësisht deklarimeve prokuroria ka sjellë prova përgjime dhe filmime që vërtetojnë se dy të arrestuari ishin furnizuesit kryesore me heroinë të tregut të kryeqytetit.
Në momenti që arrestoi Bamin dhe Gjatën gjeti në një çantë rreth 5 kg heroinë e ndarë në 10 pako. Droga shitej kryesisht në zonën e ish-Parkut të Autobusëve dhe Unazës së Re në Tiranë.
Bami kishte rolin e organizatorit dhe si provë iu gjetën disa letra ku mbante shënime të personave që iu kishte dhënë lekë me fajde. Policia bëri me dije se po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të identifikuar që janë bashkëpunëtorë të Gjatës dhe Bamit.