Gazetari Denins Dyrnjaja ka denoncuar një rast mashtrimi në qytetin e Durrësit. Ai tregon në profilin e tij në rrjetin social Facebook se si një çift të rinjsh, të cilët janë veshur me bluza të stampuara, kapele të bardha, një dosje me fotografinë e një fëmije dhe refreni i përsëritur: “Ky fëmijë ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, na duhen ca para”.
Sipas gazetarit, ai që ka nevojë përdor njoftime publike dhe kontributet i merr përmes një llogarie bankare, jo dorazi.