Dejan Stefanovic, anëtari i Unionit botëror të futbollistëve FIFPro, ka kërkuar dënim me burg për Jose Mourinhon
Anëtari i Unionit botëror të futbollistëve FIFPro, Dejan Stefanovic, mendon se Jose Mourinho, duhet të dërgohet në burg për mënyrën se si e ka keqtrajtuar mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger
Mesfushori gjerman firmosi kontratë trevjeçare me Man. Utd në verën e vitit 2015 dhe luajti 31 ndeshje stinorin e kaluar, por që nga ardhja e Mourinhos këtë verë ka stërvitur i vetëm dhe po ashtu me ekipin U-23.
“Është keqtrajtim i qartë. Në Slloveni, ne do ta dënonim me burg Mourinhon. Do të kërkonim dënimin më të lartë – tri vite burg”, thotë anëtari slloven i FIFPro, Stefanovic.
Mourinho ende nuk ka biseduar për të ardhmen e Schweinsteigerit, por pritet të mbajë të premten një konferencë për media për përballjen e Superkupës së Anglisë kundër kampionit të Premier Leagues, Leicester City.