Shqipëria e mbuluar nga kanabisi

0
203

Dy fshatra në Tepelenë dhe një në Memaliaj janë përmbytur nga kanabisi: Mbi 7400 rrënjë kanabis janë zbuluar dhe asgjesuar nga policia, por asnjë kultivues nuk është identifikuar. Policia e Korçës njoftoi se pas kontrollit në dy fshatra të Tepelenës dhe në një fshat të Memaliajt, u konstatuan dhe u asgjësuan 7410 bimë narkotike Cannabis Sattiva.Konkretisht : Në dy fshatra në Kurvelesh të Tepelenës, në vendin e quajtur “Përroi i Kaurit” dhe “Përroi i pishave” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4710 bimë narkotike. Ndërsa, në fshatin Kalivaç të Memaliajt, në vendin e quajtur “Rëza” dhe “Xana” u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po sot, Policia e Vlorës njoftoi se asgjësoi 10 parcela me rreth 539 rrënjë bimë narkotike kanabis. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Drashovicë të Vlorës dhe në fshatin Velahovë të Sarandës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here